ITALI- Humb jetën në aksident 21-vjeçari shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s në Itali.

Sipas mediave italiane, Xhemal Letija po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

I riu ndërroi jetë në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve të emergjencës për ta shpetuar. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë

Hapsirë Reklamuese