Gashi, Konjufcës: Glauk t‘kanë tradhtuar, hajde në LDK se krejt po dalin

Një debat është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, pasi ky i fundit votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita.

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro.

Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi, iu drejtua Konjufcës: “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

Hapsirë Reklamuese

“Shih-shih, çka është kjo tradhti more kështu. Glauk, t’kanë tradhtu, hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.