Arrestohen dy të rinj në Suharekë, po i iknin dënimit me burg

Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla rastet, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave, bien në duart e organeve të rendit.

E dy persona që ishin në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren janë arrestuar dje rreth orës 11:45 në Suharekë, raporton Sinjali.

Dy të rinjtë të cilët ishin në kërkim pasi ishin të dënuar me burgim, janë dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.