Dy persona shihen duke gërmuar në varrezat ilire në Maqitevë arrijnë t’i ikin policisë

Policia e Kosovës njofton për një rast të dëmtimit të varrezave apo kufomave që ka ndodhur në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Sipas njoftimit, një vajzë ka raportuar të mërkurën në polici se ka vërejtur dy persona duke gërmuar në varrezat ilire në këtë fshat.

“Fsh. Maqitevë, Suharekë 21.09.2022 – 13:32. Një femër kosovare ka raportuar se në varrezat ilire kishte vërejtur dy persona duke gërmuar”, thuhet në raportin policor.

Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në afërsi kanë hasur një traktor për gërmim i cili është sekuestruar përkohësisht, ndërsa dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është në procedurë hetimore.