Limaj: E kam nxjerrë Kosovën prej lloçi, do të mbahem mend për këtë

Fatmir Limaj, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se në politikë do të mbahet mend që të ndihen krenarë nipërit dhe mbesat e tij.

Limaj në Politiko, i pyetur se për çka do të mbahet mend, ai tha për projektet madhore që i ka bërë për Kosovën.

“Qysh more për çka? Paj, ta kam nxjerrë Kosovën prej lloçit, t’i kam ndërtuar autostradat, projekte madhore të paimagjinueshme në këtë vend, revolucion infrastrukturor e zhvillimor të këtij vendi”, ka thënë ai në Kanal10.

Hapsirë Reklamuese

Limaj në Qeverinë Thaçi kishte shërbyer si ministër i Infrastrukturës.