Deputetja e VV-së, e ftohtë karshi përplasjeve SBASHK-Qeveri

Edhe sot ka vazhduar debati në Komisionin për Arsim, rreth grevës në arsim, ku përsëri ka pasur përplasje të ashpra.

Kjo përplasje ka ndodhur mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe Ministrit të Financave dhe Ministres së Arsimit.

Por, përveç përplasjeve të ashpra, diçka tjetër që mori vëmendje ishte deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, e cila po ashtu është pjesë e këtij komisioni.

E gjendur mes përplasjeve të ashpra SBASHK-Qeveri, është shfaqur dekoncentruar, duke kthyer vëmendjen diku tjetër.