Muriqi: Ndihemi keq sepse nuk e merituam humbjen

Golashënuesi i vetëm te Kosova për ndeshjen e sotme, Vedat Muriqi është shprehur i dëshpëruar me humbjen nga Irlanda e Veriut.

“Nuk merituam humbjen, fatkeqësisht në sekondat e fundit ata shënuan gol. Ndihemi keq sepse nuk e merituam humbjen”, është shprehur Muriqi.

Sulmuesi i Mallorcas ka bartur sot shiritin e kapitenit për shkak të mungesës së Rrahmanit, ndërsa ka shtuar se ishte një ndjenjë e veçantë.

“Të veshësh fanellën e Kosovës është krenari, akoma më e madhe është të kem shirtin e kapitenit, ishalla shërohet Amiri sepse për shiritin nuk është problem”, ka shtuar Muriqi.

28-vjeçari ka komentuar edhe ndeshjen e ardhshme ku Kosova do të pres Qipron në shtëpi të mërkurën.

“Do bëhemi gati sepse e dimë që është ndeshje “jetë a vdekje”, nëse do fitonim sot do të ishte më e lehtë, por do shkojmë në Prishtinë për fitore”, ka përfunduar Muriqi.