Profesori nga Suhareka i shkruan letër presidentes e kryeministrit: Ju lutem veproni

Profesori nga Suhareka, Aziz Bytyqi i ka shkruar letër të hapur presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar nga ta të veprojnë dhe të fillon mësimi.

Ai shkruan se janë fëmijët që e pësojnë më së shumti, andaj ka kërkuar nga krerët e shtetit të veprojnë.

Letra e tij:

Zonja Presidente Vjosa Osmani!

Koha është të veproni ju.

Ju keni obligim kushtetues dhe kombëtar të qëndroni mbi palët dhe të ofroni zgjidhje.
Po ju shkruaj me zemer të thyer.

Jemi më 25 shtator dhe femijët tanë ende nuk e kanë filluar mësimin.

Nuk jemi në luftë e as në pandemi, por jemi në grevë.

Kërkesat e sindikatave janë plotësisht legjitime dhe të drejta, por ne kemi një kryeministër që dëshiron ta bëjë të fortin dhe kokëfortin.

Në këto rrethana po pësojnë fëmijët, ardhmëria e vendit tonë të përbashkët.

Me dashurinë për femijët, për shoqërinë dhe atdheun mësimi duhet të filloj me ose pa marrëveshje.

E dashur Presidente! Po të lutem si prind dhe si mësimdhënës. Vepro sepse është obligim i juaj të ndërhyni në rrethana të tilla.

Me respekt,

Aziz Bytyqi