SBASHK-u shprehet i indinjuar nga deklarata e Kurtit: Greva vazhdon

Përmes një komunikate, SBASHK thotë se deklarata e kryeministrit se “grevistët janë sindikalistë të PAN-it” ka shkaktuar indinjatë te ta.

“Mirëpo deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument  të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it  ka krijuar indinjatë të grevistët  dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë  dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe  sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Tutje, SBASHK-u thekson se nga ky takim është rënë dakord që greva të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi. Të gjendur në këtë situatë e të zhgënjyer nga këto deklarime të Kryeministrit të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi me kryetarët e Këshillave greviste të nivelit komunal e të universiteteve me keqardhje janë shprehur se kjo mungesë e vullnetit të Kryeministrit e Qeverisë për dialog dhe injorimi i kërkesave legjitime të grevistëve po bën që greva të vazhdojë edhe në ditët ne vijim”, thuhet në komunikatë.