Qeveria e SBASHK-u zor të merren vesh, mësimdhënësit hynë në javën e pestë të grevës

Mësimdhënësit sot kanë hyrë në javën e pestë të grevës dhe pavarësisht pritjeve e takimeve, Qeveria e sindikatat janë larg arritjes së një marrëveshjeje. 

Kryeministri Kurti, dje iu është referuar drejtuesve të grevës si “sindikalistë të PAN-it,” derisa këta të fundit kanë kërkuar seriozitet nga ai, duke thënë se mbesin në pritje të ftesave për takim, por edhe ofertave konkrete.

Deri më sot kanë dështuar të gjitha përpjekjet e bëra për ndërprerjen e grevës në arsim, e cila ka hyrë në javën e katërt.

Të premten Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për grevën në arsim.

Rezoluta e partisë opozitare, PDK-së, ka paraparë që Qeveria të nisë negociatat me Këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) brenda 48 orëve dhe të gjendet zgjidhje për dhënie fund të grevës.

Që nga 25 gushti, përveç punëtorëve të arsimit në grevë janë edhe punëtorët e administratës publike, si dhe shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore.

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për vazhdimin e grevës së mësimdhënësve në sektorin publik.