Kompletohet grupi i Yllit në FIBA Europe Cup
Kompletohet grupi i Yllit në FIBA Europe Cup

Grupi i kampionit të Kosovës, Yllit, në FIBA Europe Cup është kompletuar dhe suharekasit kanë mësuar edhe kundërshtarin e fundit në fazën grupore të garës. 

Kështu, pas Hapoel Galil Elion dhe Niners Chemnitz, ekipit të Yllit i është shtuar edhe një kundërshtar nga Gjermania, pasi që në grup ka ardhur Brose Bamberg. 

Grupi A: Hapoel Galil Elion, Brose Bamberg, Niners Chemnitz, Golden Eagle Ylli

Ndeshjet e këtij grupi do të nisin më 12 tetor 2022, ndërsa dy të parët e grupit kalojnë në fazën e dytë grupore, që parashihet të nis më 14 dhjetor 2022.