Kurti: Nga tetori do ta hapim aplikimin e shtesave edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka njoftuar se këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë parë filluan skemën e shtesave për fëmijë dhe shtesave për lehona, raporton Gazeta Sinjali.

‘Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës’, tha

Kreu i Qeverisë më tej theksoi se rishtazi hapën aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapin edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011.

Sipas tij kështu, gradualisht po zgjerohet skema e shtesave drejt synimit të Qeverisë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare.

“Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë”, theksoi kryeministri.

Kurti më tej tha se janë të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, ku premtoi se do të vazhdojnë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.