Në kulmin e krizës, Edi Rama rrit pagat në sektorin publik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria që ai drejton ka rritur pagat në sektorin publik, raporton Gazeta10.

Rama ka thënë se pagat janë ngritur për Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, për zjarrëfikësit, administratën publike.

“Për Policinë e Shtetit, niveli bazë si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë, shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta gjë vlen edhe për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por edhe për punonjësit mbështetës”, ka thënë Rama.

Rritje të pagave është bërë e ditur se do të ketë edhe për pensionistët dhe familjet që përfitojnë ndihmë sociale.