Burri në Suharekë raporton se i është zhdukur gruaja

Një grua është raportuar e zhdukur në Suharekë që nga data 2 tetor, ka njoftuar Policia në raportin 24-orës të martën.

Rastin e ka paraqitur bashkëshorti i saj më 3 tetor.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.