Ilir Daja futet në listën e ngusht për selektor të ri të Shqipërisë

Suksesi me Ballkanin në Kosovë dhe në Uefa Conference League ka bërë që emri i Ilir Dajës të futet në rrethin e ngusht për selektor të ri të Kombëtares Shqiptare.

Të shumtë janë njohësit e sportit dhe mediat shqiptare që kanë bërë thirrje që Daja të jetë selektor i ri i Shqipërisë.

Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për largimin e Edoardo Reja me përfundimin e kontratës, por gazetari Enriko Gaba tha se koha e tij tashmë ka përfunduar, ndaj pritet të ketë emra të rinj.

“Çfarë duhet të bëj më shumë Daja?” ka qenë dje pyetja në disa medie shqiptare për suksesit të Ballkanit në Turqi.

Në analizat sportive në mediet shqiptare thuhet se Daja është trajneri më i mirë aktualisht shqiptar dhe se e meriton mundësinë për të drejtuar Kombëtaren Shqiptare.