Trajneri i Sivasspor, Çalimbay para ndeshjes me Ballkanin: Të gjitha skuadrat kanë nga katër pikë, asnjë nuk ka përparësi për kalimin tutje

Trajneri i Sivasspor, Riza Çalimbay, ka folur për ndeshjen me Ballkanin, duke thënë se qëllimi i tyre është të kthehen nga Kosova me pikë.

Duke ndarë pikëpamjet e tij për ndeshjen që do të luajnë me Ballkanin në xhiron e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, Çalimbay, deklaroi se të gjitha skuadrat kanë shanse të njëjtë të kalojnë tutje.

“Kjo ndeshje është një nga ndeshjet më të mira për ne për të dalë nga grupi. Të gjitha skuadrat kanë katër pikë, asnjë ekip nuk ka avantazh”.

“Kjo ndeshje është shumë e mirë. Ndeshja ndaj Slavia Pragë do të jetë një ndeshje finale për ne. Por fillimisht duhet të fitojmë edhe ndeshjen ndaj CFR Cluj që do ta luajmë në fushën tonë, pra mund të dalim nga ky grup”.

“Mund të ketë lodhje në ekipin tonë, dy lojtarë janë lënduar dhe nuk kemi asnjë problem tjetër përveç kësaj. Gjithë synimi ynë është të marrim pikë nga Kosova. Të largohemi me pikë pra”, ka thënë Çalimbay.

Ballkani e ka mposhtur Sivassporin para një jave në Turqi me rezultat 4-3.