Ilir Daja: Më vështirë në Prishtinë, se sa në Turqi!

Ilir Daja dhe futbollisti Qendrim Zyba janë paraqitur në konferencë para ndeshjes së nesërme ndaj Sivasspor. 

Daja ka thënë se pret nesër ndeshje më të vështirë se sa ndeshja e javës së kaluar.

“Presim të jetë një ndeshje akoma më e vështirë sesa në Turqi. Ata vijnë nga një fitore si vendas në kampionat. Ata kërkojnë revanshin ndaj nesh. Neve na bën më të fortë për shkak të se Sivasspori dhe ekipet tjera në grup kanë më shumë eksperiencë”, tha Daja në konferencë për media