Shërbimi i Mamografisë çdo ditë pune në QKMF-në e Suharekës

Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë mujore që ndihmonë në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në kuadër të këtij muaji, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”, në Suharekë, në mbështetje të grave me diagnose të kancerit të gjirit si dhe ofrimin e ambientit të përshtatëshëm, ka renovuar hapësirat ku ofrohet ky shërbim.

Shërbimet e mamografisë ofrohen në objektin e Mjekësisë Familjare, kati i dytë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 14:00.

Edhe këtë vit si vitet tjera për nderë të muajit rozë ofrohet Mamografia falas gjatë muajit Tetor.

Zbulimi i hershëm-Mbijetesë!
Bashkë kundër kancerit të gjirit!