Suharekë: Burri raporton që i ka humbur gruaja që nga 2 tetori, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Bashkëshorti i EMINE ASIP BERISHA nga Samdraxha e Suharekës, me datë 02 Tetor 2022 raportuar për zhdukjen e saj.

EMINE (ASIP) BERISHA , lindur me datë 09.06.1992  nga Samadraxha, Suharekë , Republika e Kosovës, për here të fundit është parë  nga familjarët  e saj me datë 02 Tetor 2022 në mëngjes, kur ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit  viktima është: Femër,   me peshe mesatare, flokët të gjata, 30 vjeçare.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnëPolicin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë nëKosovë.