Burri nga Suhareka arratiset nga stacioni policor pasi dënohet me burgim

Një person në Suharekë është arratisur nga stacioni policor të enjten pasi i ishte shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burgim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se rasti po hetohet.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.