Zyrtare: Këta do të jenë gjyqtarët e ndeshjes Ballkani-Slavia Prague

Të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e radhës në grupet e Conference League ku do të ketë kundërshtar Slavia Prague, transmeton Gazeta Metro.

UEFA për këtë ballafaqim ka deleguar si gjyqtar kryesor danezin, Morten Krogh së bashku ndihmësit e tij që do të jenë Wollenberg Rasmussen dhe Jesper Dahl. Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Mikkel Redder.

Kujtojmë se kampioni në fuqi i Kosovës pas pesë takimeve të para gjendet në pozitën e fundit me katër pikë, aq sa ka edhe skuadra çeke që ka goldiferencë më të mirë.

Ndërsa, me nga shtatë pikë dy vendet e para i ndajnë Sivasspor dhe CFR Cluj.

Dueli i parë mes Ballkanit dhe Slavia Prague kishte përfunduar me rezultat 3-2 në të mirë të vendasve. Mirëpo, suharekasit sidomos në pjesën e parë kishin treguar paraqitje shumë të mirë.