Korenica: Na është mohuar një penallti e pastër, treguam se jemi skuadër e mirë

Ballkani ka pësuar humbje mbrëmë në “Fadil Vokrri” ndaj Slavia Prague.

Kampioni në fuqi i Kosovës u mposht me rezultat minimal 0-1.

Lingr ishte realizatori i vetëm i këtij dueli.

Lingr u gjet më së miri në zonën e skuadrës kosovare për të shfrytëzuar harkimin e Jurasek në minutën e 75’të të duelit.

Pas ndeshjes për “Art Sport” foli lojtari i Ballkanit, Meriton Korenica.

“Ishte ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë si Slavia, ne treguam se jemi një ekip i mirë duke krijuar rastet të mira shënimi. Na u mohua një penallti e pastër, paraqitjet tona treguan që jemi një ekip i fortë gjatë këtij rrugëtimi“, tha Korenica.