Haki Abazi akuzon publikisht deputeten e LVV-së për “kërcënime direkte” ndaj tij

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë,Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë “Grupi i Gjelbërt” një grup i formuar disa javë më parë nga kryetarja e Komisionit për Mjedit dhe Bujqësi, Fitore Pacolli-Dalipi.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi e ka akuzuar bashkëpartiaken e tij, Fitore Pacollin e cila është kryetare e komisionit për Mjedis, se po i kërcënon anëtarët e Grupit të Gjelbër.

Përkundër kësaj ai thotë se ky Grup do të vazhdoj punën përkundër kërcënimeve direkte.

Abazi tha se ka qenë Fitore Pacolli-Dalipi e cila ka kërcënuar Grupin e Gjelbër.

”Kundërshtimi ne Grupin e Gjelbër. Sabotimi i krijimit të grupit të gjelbër ka pasur qëllim të ngulfatën të gjitha gjërat. Është për çudi që kryetarja e komisionit për mjedis kërcënon anëtarët e grupit të gjelbër. Grupi i gjelbër do vazhdojë . Kundërshtimi dhe kërcënimet për Grupin e Gjelbër – Tranzicioni energjetik si proces dhe kritika direkte qe kam bere në Draft-Strategjinë Kombëtare të Energjisë, e cila ka në fokus ndërtimin e kapaciteteve të reja nga qymyri është bërë shkak i përplasjeve dhe tani së fundi edhe i kërcënimeve direkte ndaj deputetëve të cilët kanë vendosur që të jenë anëtar të Grupit të Gjelbër. Do të thotë fakti që Grupi i Gjelbër nuk është lejuar të formohet që një vit e gjysmë, ka pasur për qëllim ngulfatjen e të gjithë zërave të artikuluar pro Agjendës së Gjelbër dhe kontrabandimit të një strategjie e cila në dukje mund të duket ambicioze, siç ka thënë Komisioni Evropian dhe është adoptuar nga të tjeret, por në përmbajtje fillon me qymyrin dhe mbaron me mungesë të plotë të zgjidhjeve afatgjata. ”, ka thënë ai