Kuvendi nuk e votoi, dështoi nisma për ndërtimin e shtatores së Rugovës në Suharekë (VIDEO)

Sheshi kryesor i Suharekës mban emrin “Ibrahim Rugova.”  Por, figura e presidentit historik, nuk u pa kurrë në këtë qytet.

Një kërkesë që ish-shefi i shtetit të ngrihet në bronz në shëtitoren që simbolizon atë, e bëri së fundmi asamblisti i LDK-së, Selman Kolgeci.  Por, lutja e tij nuk kaloi në kuvend komunal me arsyetimin se projekti nuk është përfshirë në hartë zonale.

Kolgeci tha se ky arsyetim nuk qëndron sepse brenda sheshit, gjelbërimi, shtatoret apo ulëset, nuk përcaktohen me hartë zonale e as me plane rregullative.

Gjithsesi, opozita e kuvendit komunal tha se nuk do të heqin dorë nga kjo kërkesë dhe do të kërkojnë prapë futjen e idesë në rend dite.