Zgjohet nga gjumi VV në Suharekë, kritikon qeverisjen komunale

Lëvizja Vetvendosja në Suharekë sot rreth 6 muajsh ka reaguar me një postim në facebook duke i reaguar qeverisjes komunale.

Vetvendosje ka reaguar, për nxënësit e lagjeve Kokollari dhe Hoxha nga Budakove të cilëve Komuna e Suharekës nuk po ua siguron transportin.

Postimi i plotë:

Komuna e Suharekës nuk siguron shërbime të transportit për nxënësit e lagjeve Kokollari dhe Hoxha nga fshati Budakovë, edhe pse këtë gjë tashmë e bënë për nxënës të disa fshatrave të tjerë, madje për këtë shërbime një Operator Ekonomik që është në pronësi të familjarëve të një militanti të AAK-së paguhet 200€ në ditë.

Këta nxënës detyrohen që çdo ditë të bëjnë 3-4km rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë.
Kjo gjë paraqet problem për prindërit e tyre si dhe rrezik për fëmijët.