15-vjeçari nga Suhareka, Marson Berisha merr ftesë nga Kombëtarja e Kosovës për kategorinë U-17


Kombëtarja e Kosovës vazhdimisht u bën ftesë të rinjëve që kanë aftësi të mira në futboll, që t’i bashkëngjiten klubit për moshat e caktuara.

Edhe të riut nga Prishtina, Marson Berishës, i është dërguar nje ftesë e tillë nga Kombëtarja e Kosovës për kategorinë U-17.

15-vjeçari nga Suhareka deri tani ka luajtur për klubin “Ramiz Sadiku” si mbrojtës i majtë. Sezonin e kaluar Marsoni në këtë klub ka pasur 5 gola dhe 18 asiste.

Hapsirë Reklamuese

Marsoni tregon për InLajmin pasionin e tij për futbollin. Ai thotë se ka filluar të luajë futboll qysh nga mosha 5-vjeçare dhe tani me punë po synon të arrijë edhe më shumë në këtë sport.

“Kjo ftesë do të thotë shumë për mua, për vetë faktin se ka qenë ëndrra ime qysh në fëmijëri, që t’i bashkohem Kombëtares së Kosovës”, thotë Marsoni.

Ndryshe, kjo është hera e 2-të që Marsoni merr një ftesë të tillë, pasi edhe në vitin 2021 u ftua për kategorinë U-15