Ndodhë në Suharekë/ Mosmarrëveshja mes dhëndrit dhe baballëkut përfundon me gjuajte me armë, pranga që të dyve

Të martën rreth orës 17:30, Stacioni Policor Suharekës ka marrë një informatë se te pompa e derivateve “Shell” në  magjistrale Suharekë -Prizren në fshatin Shirokë, KK Suharekë ka pas gjuajtje me armë zjarri.

Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe aty kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuar i parë 27-vjeçar dhe i dyshuari i dytë 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së të dyshuarit) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Në këtë rast i  dyshuari i parë e ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë  një herë në ajër.

Policia ka bërë të ditur se ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku personat e përfshirë në rast janë arrestuar.

Sipas policisë, i dyshimti kishte përdorur armën me leje dhe arma me 14 fishkë është sekuestruar.

Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./IndeksOnline/