Policia e Kosovës e kap një lopë pa dokumente

Policia ka ndaluar një kamionetë me targa vendore në rrugën Binq të Vitisë të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar e brenda të cilit ishte një lopë pa dokumentacion përkatës.

Në raportin policor thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marrë me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it.

Rr. Binq – Viti 13.11.2022 – 07:50. Njësiti policor ka ndaluar kamionetën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar ku është konstatuar se i dyshuari kishte qenë duke e transportuar një gjedh – lopë për të cilën nuk posedonte dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët janë marr me rastin poashtu është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të, i dyshuari me kamionetë dhe gjedhë janë liruar, kurse lënda e rastit i procedohet AUV-it”, thuhet në raportin e policisë.