“Nëse s’me jep para i tregoj asaj për raportin tonë”/ 24-vjeçarja e shantazhon ish të dashurin, ai del dhe e bën llom

Konfliktet e përleshjet mes partnerëve pas ndarjeve nuk janë të rralla. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj njëri-tjetrit, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima të rasteve të tilla janë kryesisht gratë, por ndryshe ka ndodhur me një rast në Fushë Kosovë. Këtë herë një 31-vjeçar ka qenë viktimë e ish të dashurës së tij, e cila e ka shantazhuar, duke i kërkuar të holla.

Përballë kësaj situate, në vend se ta denonconte në Polici, i riu ka vendosur që t’ia zë pritën asaj, duke i dalë në rrugë ku e ka sulmuar fizikisht.

Hapsirë Reklamuese

Krejt kjo ngjarje erdhi pasi e dyshuara i kërkonte para ish të dashurit, duke e kushtëzuar, që nëse nuk vepron siç thotë ajo, atëherë do t’i tregoj të dashurës së tij aktuale për raportin e tyre të mëhershëm. 

Gjithçka u zbulua pasi ai e rrahu të dyshuarën dhe për pasojë të dy përfunduan në Polici, ku u intervistuan në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyve në kohëzgjatje prej 48 orësh, njëri për veprën penale “Shantazh” dhe tjetri për “Lëndim i lehtë trupor”.