Ekskluzive – zbuloni datën zyrtare të nisjes së Big Brother VIP Kosova

Pritjes i erdhi fundi!

Përgatituni për emocione të forta para ekranit, lot, atmosferë e surpriza unike, pasi spektakli gjigant që vjen për të parën herë në Kosovë, Big Brother VIP, ë fare pranë jush.

5 DHJETOR – është data kur ekrani do t’ju rrëmbejë para vetes për të mos ju lëshuar deri në fund – kjo pasi që PO, po fillon formati i shumëpritur Big Brother VIP Kosova, i cili edhe rrugëtimin e tij po e nis pikërisht në javën e parë muajit të festave si një dhuratë magjike për ju.

Nata e 5 dhjetorit kur edhe do të futen banorët e parë në shtëpinë unike të punuar me përkushtim , do të jetë e mbushur me befasi nga më të ndryshmet dhe do të jetë super spektakolare.

Kasti i shtëpisë do të ofrojë për publikun dimensione të ndryshme të personaliteteve të tyre dhe do të ju prezantojë me anë të karakterit, të cilin ju nuk keni pasur rastin t’ua njihni më par

Edicioni i parë i reality show Big Brother VIP Kosova do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën e medias në vend.

Gjithçka që ju mbetet është edhe pak durim…

Mos harroni, 5 dhjetori po afron!