Deputetja Reshitaj, ia kujton Ismet Munishit se kush eshte qyteti i kampionëve.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, në një panel ku është edhe trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, që në fillim të programit, deklaroi se vjen nga qyteti i kampionëve, çka duket se nuk i pëlqeu fare Ismetit.

“Më vjen mirë që jam në këtë emision sportiv, pasi unë vi nga një qytet i kampionëve”, u shpreh Reshitaj.

Panelistët tjerë thanë që kjo është provokim për Ismetin, i cili edhe në këtë emision, filloi me refrenin e tij tashmë të njohur, duke pretenduar se ai e ndërtoi Ballkanin.

“Jo nuk u provokova, përkundrazi unë ndihem i nderuar, pasi unë prapë e them se unë jam Cruyff i Ballkanit. Unë e bëra atë ekip. Aty tani mund të defiloj gjithkush, por unë e bëra”, deklaroi nën tension Munishi