Befasi për të gjithë: Ronaldo do të vijë në Kosovë

Futbollisti shumë i njohur, Ronaldo do të vijë në Kosovë.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është takuar me legjendën e futbollit, Ronaldon, në Katar.

Ademi tregoi se i ka bërë ftesë Ronaldos që të vjen në Kosovë për vizitë dhe se sipas tij, Ronaldo e ka pranuar ftesën me kënaqësi.

Hapsirë Reklamuese

“Pas ndeshjes hapëse të Kupës së Botës 2022, Katari – Ekuadori, e takova Fenomenin Ronaldo Luís Nazário de Lima”, ka shkruar Ademi.

“E kujtuam vizitën e tij të parë menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Ftesën time për ta vizituar sërish Kosovën, Fenomeni e pranoi me kënaqësi”.