Macja shëtitet brenda marketit në Suharekë

Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve në marketet e mëdha. Por, problem tjetër i vazhdueshëm mbetet edhe mungesa e mirëmbajtjes së higjienës në këto hapësira.

Një qytetar ka dërguar pamje ku shihet një mace e cila ‘shëtitet’ në marketin “Viva Fresh Store” në Suharekë. Ai thotë se kjo ndodhë “vetëm në Viva Fresh Store”, duke ironizuar me sloganin e kësaj kompanie.