Mushtishti pret shtatoret, mësohet ora kur do të arrijnë

Sot në ora 14:30 në Mushtisht arrijnë shtatoret e heronjve kombëtarë Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

Këtë e ka bërë të ditur Këshilli i fshatit Mushtisht në Facebook.

Sipas njoftimit të Këshillit, fshati ka planifikuar që të organizohet për pritjen e tyre sot, derisa zbulimi i tyre bëhet ditën e hënë.

Në nderim dhe përkujtim të 28 nëntorit, festës së katërfishtë kombëtare, me 28 nëntor 2022, nga ora 12:00, përurohen shtatorja e ideologut të çlirimit dhe bashkimit kombëtar, Hasan Prishtina, dhe ajo e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.