Në mbështetje të atyre që kontribuan dhe po kontribojnë në tejkalimin e Covid -19

Sot, kryetari i degës së LDK-së dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovë Dr. Ardian Shala me disa anëtarë të kryesisë ka vizituar disa nga institucionet komunale për të parë për së afërmi punën dhe angazhimin maksimal të tyre gjatë kësaj kohe.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Therandë shpreh falenderimin dhe mirënjohjen e saj për angazhimin maksimal që kanë treguar të gjithë punëtorët shëndetësor, të cilët ishin dhe janë në vijën e parë të frontit për parandalimin e Covid – 19. Falenderojmë edhe punëtorët e Kryqit të kuq në Therandë të ciliët gjatë gjithë kohës ishin afër qytetarëve të Komunës sonë. Gjithashtu organet e sigurisë dhe zjarrfikësit ishin dhe janë afër qytetarëve në zbatim të masava dhe udhëzimeve nga organet kompetente shëndetësore.

Të dashur qytetarë, ditët e fundit kemi zvogëlim të rasteve me Covid – 19, kjo nuk duhet shihet si triumf para kohe. Ju ftojmë që edhe pēr një kohë të kemi durim e të vazhdojmë të respektojmë masat dhe udhëzimete e organeve kompetente shëndetësore.

Të gjithë bashkë do t’ia dalim!