I riu në Suharekë ankohet në Polici, thotë se persona të panjohur gjuajtën me kallash në shtëpinë e tij

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Suharekës, ku persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri që dyshohet se është e llojit kallashnikov.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 24-vjeçar, i cili ka bërë me dije se të dyshuarit kanë gjuajtur me armë në shtëpinë e tij, gjë e cila ka trazuar banorët.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Deshironi te ndani ndonje sinjal me ne? Na Shkruani

Rragim nga FC Ballkani

Reagim! FC Ballkani shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha edhe pa profilizim profesional sportiv,

Read More »