Kurti: Në zgjedhjet e ardhshme le të bëhen të gjithë liderët bashkë, le ta marrin edhe presidentin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për të gjithë rivalët e tij në politikë që lë te bëhen bashkë në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë nuk kam asgjë me ta (të gjithë liderët), Krejt le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin me vete në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti thotë se Thaçi është nostalgjik për kohën e tij si kryeministër dhe dëshiron më shumë kompetenca se ato që ia lejon Kushtetuta.

“Presidenti është figurë pasive, instancë ceremoniale, noter i shtetit”, tha Kurti, në emisionin DPT në T7.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbështesë presidentin në orvatjen e tij që të jetë më shumë se president pa e anuluar vete-vetën në kuptimin e mandatit që ka dhe praktikave të deritanishme”, shpjegon ai.