Kosovë: Edhe një viktimë nga COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka vdekur një paciente e infektuar me Coronavirus.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19, prej të cilëve një është në gjendje të mirë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, theksohet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se nga personeli i spitalit 4 mjekë, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar  me Covid-19, ndërsa 6 anëtarë të tjerë të Personelit janë në pritje të rezultatit.

“Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar
me Covid-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson njoftimi. /Reporteri.net