Zjarr në Mushtisht dhe Dubravë


Zjarr i madh ka kapluar fusha të tëra ne fshatrat Dubravë dhe Mushtisht. Sipas kryetarit Muharremaj zjarri tashmë është shuar nga zjarrëfikësit. Ndërsa organet kompetente janë duke bërë punën e tyre, që përsonat përgjegjës të vihen para drejtësisë.

Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

Njësia e Zjarrëfikësve në Suharekë si gjithmonë është në zbatim të detyrave.
Zjarri i cili ka qenë në hapsirat mes fshatit Dubravë dhe Mushtishtë tashmë është shuar.

Falenderimi gjithmonë ekziston për punën e zjarrëfikësve, ndërkohë që apeloj që të kemi shumë kujdes ndaj kësaj situate, e cila me ngritjen e temperaturave dhe veprimin e vënjes së zjarrit nga disa persona që këtë akt në shumë raste po e bëjnë qëllimshëm, po dëmtohen shumë hapsira.

Natyrisht organet kompetente do ta bëjnë punën e tyre dhe përgjegjësit do të ndëshkohen sipas ligjit.

Bali Muharremaj