Suharekë: Gjendet një mjet i pashpërthyer

Policia e Kosovës në raportin dërguar mediave bënë të ditur se në fshatin Sllapuzhan është gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas raportit të shtunën rreth orës 09:10 dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke shkuar për peshkim buzë lumit kishte hasur në një mjet shpërthyes – bombë dore.

Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, ndërsa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë shpërthimin e tij./ Burimi: SuharekaOnline