Masat që janë prezantuar synojnë mbështetjen e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, si investim në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, e të cilat përfshijnë:
Pompë termike;
Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);
Stufa individuale me biomasë.
Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është njëzet përqind (20%) e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €. Kurse, për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është njëzet e pesë përqind (25%) e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.
Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është njëzet përqind (20%) e vlerës investive, apo deri në 1000.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është njëzet e pesë përqind (25%) e vlerës investive dhe deri në 1000.00 €.
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket), subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive, dhe deri në 2000.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzet e pesë përqind (45%) e vlerës investive dhe deri në 2000.00 €.
Ndërsa, stufa individuale me biomasë, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është dyzet përqind (40%) e vlerës investive dhe deri në 500.00 €. Për bizneset në pronësi apo në bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) e tutje, vlera e subvencionimit është dyzet e pesë përqind (45%) e vlerës investive dhe deri në 500.00 €.
Aplikimi për subvencionim është e ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/476
Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është 21 ditë kalendarike nga dita që hapet thirrja, pra deri më datën 12 dhjetor 2023 ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje. Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”. Ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri me datën 10 janar 2024.
Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2023/11/1Draft-final-21-11-2023-NMVM-Thirrja-per-Pajisje-ngrohese-eficiente.docx
Për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth fazave të aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: [email protected]
Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00
