Takimi i Sigurisë lokale në Komunën e Suharekës


Takimi i Sigurisë Lokale në Komunën e Suharekës

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka, për çdo të enjte mban në zyrën e saj, takimin e Sigurisë Lokale.
Në këtë takim marrin pjesë: Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim.
Nënkryetarja Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e javës ku veçoi disa prej tyre si: Legalizimi i objekteve që po bëhet nga drejtoria e Urbanizmit, aplikimi për grante në Drejtorinë e Bujqësisë, ndërtimi i rrugëve lokale në disa fshatra si dhe shumë projekte dhe aktivitete tjera. Po ashtu ka folur edhe për masat kundër COVID-19.

Ndërsa rreshteri i Stacionit të Policisë në Suharekë, z.Faruk Berisha, raportoi se gjendja ka qenë e qetë duke i numëruar këto raste: 1 lëndim trupor, 1 dhunë familjare, 2 mos respektime të masave për pandeminë, 1 vetëvrasje në tentativë, 1 mjet i pashpërthyer, 3 aksidente trafiku, 191 tiketa trafiku dhe 2 plane operative të realizuara nga Policia.

OSBE, ka raportuar se kanë përgatitur disa pyetsorë për kapacitetet e grave nëpër Komunat e Regjionit të Prizrenit si dhe parapërgatitjen e disa aktiviteteve në vijim.

Nga KFOR-LMT, u raportua se e kanë reduktuar punën për shkakë të pandemisë si dhe kanë njoftuar se kanë pasur takim me komandantin e Policisë së Suharekës.