Kolgeci: Sheshi si “përsheshi”

Anëtari i kryesisë së LDK z.Selman Kolgeci, thotë se koncepti i sheshit në qytet është devijuar

Postimi i plotë: 

Së bashku me kryetarin e LDK-së dega ne Suharekë , asambleistët e LDK-së në Suharekë dhe dhe disa anëtarë të kryesisë kemi vizituar bizneset të cilat potencialisht kanë pësuar dëme të konsiderueshme në veprimtaritë e tyre gjatë kohës së punimëve në “Rrugën Brigada 123 -Sheshi në Suharekë.” 

Me pronarët/punonjësit e biznesëve me të cilët arritëm të bashkë bisedojmë e kuptuam që bizneset e tyre kanë pësuar rënje të theksuar si pasojë e punimëve në këtë pjesë  po ashtu kanë edhe edhe disa vërejtje tjera në cilësinë e punimëve.

Për këtë arsye kryetari Dr. Ardian Shala ka kërkuar që përmes asamblesë të shikohet mundësia e lirimit nga taksat komunale bizneset të cilat operojnë në këtë pjesë të qytetit. 

Përpos tjerash ne kemi vërejtur që po ndryshohet komplet koncepti i sheshit ( nga ai i prezentuar në dëgjim publik dhe i publikuar në E-prokurim ) dhe për këtë gje përkundër shumë përpjekjeve për qasje në dokumente zyrtare asnjëher nuk kemi arritur të kemi në duar aprovimin për ndryshimet në këtë shesh ! 

Veprim ky nga i cili rrjedh një  pyetje:  nga qka po frigon keq-qeverisja komunale të na jep një kopje të  këtij aprovimi eventual për ndryshim ?! 

Thënë shkurt “Sheshi ish ba përshesh”