Zjarrfikësi nga Suhareka, shpëton jetën e qytetarës


Janë ekipa që i bie ndërmend çdo njërit në rast të ndonjë fatëkeqësie, aksidenti, zjarri apo raste të tjera urgjente, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre ja kanë arritur të menaxhojnë çdo situatë.

Bëhet fjalë për ekipën e zjarrfikësve të Komunës së Suharekës të cilët krahas vështirësive të përditshme dhe stafit jo të plotë brenda pak minutave janë në vendin e ngjarjes duke treguar kështu përkushtim dhe vullnet në punë.

Edhe pse me një vlerë të madhe për qytetarët e komunës sonë, zjarrëfikësit e qytetit çdo ditë përballen me probleme të shumta. 

Por kjo nuk i ka demoralizuar ata që vazhdimisht të jenë në shërbim të qytetarëve.

Një rast i tillë ka ndodhur sot ku njëri prej zjarrfikësve të qytetit, Driton Shala, ka intervennuar në një rast-shpëtim jete, shkruan SuharekaOnline.

Shala ka hasur një një qytetare të alivanosur pa shenja jete në rrugën përballë zjarrfikësve dhe ka intervenuar duke i ofruar ndihmën e parë.

Pas intervenimit të Driton Shalës qytetarja është është kthyer në jetë dhe ka vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm nga stafi mjekësor./SuharekaOnline