Përparim Rama befason me përgjigjen kur pyetet për zhvillimet e fundit në LDK

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka refuzuar të komentojë zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesave publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Rama po fliste para gazetarëve për koncertin “Kanga Jonë – Dashni nga Prishtina”, i organizuar nën patronatin e Kryeqytetit, kur është pyetur për debatet e brendshme në LDK.

“Për koncert po, për tjerat jo. Hajdeni për ekspozitë”, është përgjigjur Rama, duke mos dhënë koment lidhur me situatën në parti.

Debati në LDK është intensifikuar pasi degët e partisë në Pejë dhe Lipjan kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit të fundit zgjedhor.

Pas këtyre kërkesave, reagime të shumta kanë ardhur nga figura dhe degë të ndryshme të LDK-së, ku një pjesë kanë kërkuar përgjegjësi politike e zgjedhje të brendshme, ndërsa të tjerë i kanë dalë në mbështetje kryetarit aktual të partisë.

Shpërndaje:FacebookWhatsApp