Suhareka pritet të marrë atmosferë festive këtë vikend me organizimin e Karnevaleve Golden Eagle 2026, që nisin nesër, më 26 qershor.
Programi do të përfshijë parakalimin e karnevaleve në qytet, si dhe një varg performancash muzikore e aktivitetesh argëtuese për qytetarët dhe mysafirët.
Nata e parë, më 26 qershor, parashihet të sjellë performanca nga DJ Vik Kraja, Ghetto Geasy dhe Tayna.
Atmosfera festive do të vazhdojë edhe më 27 qershor, me aktivitete dhe program artistik për të gjitha moshat.
Karnevalet Golden Eagle pritet të mbledhin qytetarë nga Suhareka, por edhe vizitorë nga komuna të tjera, duke e kthyer qytetin në qendër të festës, muzikës dhe argëtimit.
