Mesut Özil synon një rol të ri në futbollin turk

Mesut Özil mund të rikthehet në futboll, por këtë herë jo si lojtar. Ish-ylli i Arsenalit dhe Gjermanisë raportohet se po synon një rol drejtues në futbollin turk.

Sipas raportimeve, Özil po e shqyrton mundësinë që të kandidojë për president të Federatës Turke të Futbollit.

Pas pensionimit nga futbolli aktiv, ai ka mbetur figurë e njohur në Turqi dhe vazhdon të ketë ndikim të madh te publiku sportiv.

Nëse vendos të hyjë zyrtarisht në garë, kandidatura e tij do të tërhiqte vëmendje të madhe, sidomos për shkak të karrierës së gjatë ndërkombëtare dhe lidhjeve të tij me futbollin turk.

Burimi: Indeksonline

Shpërndaje:FacebookWhatsApp