Ylfete Fanaj është zgjedhur zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit, një arritje tjetër e rëndësishme për përfaqësimin shqiptar në politikën zvicerane.
Fanaj është prej tri vitesh pjesë e ekzekutivit kantonal në Lucern, ku drejton Departamentin e Drejtësisë dhe Sigurisë.
Pas zgjedhjes në këtë pozitë, ajo ka shkruar se është e kënaqur me besimin e marrë dhe se mezi pret vitin e ardhshëm në këtë përgjegjësi të re.
“E ardhmja nuk ndodh vetvetiu – ne e formësojmë atë”, ka theksuar Fanaj në reagimin e saj publik, duke falënderuar institucionet kantonale për besimin.
Zgjedhja e saj në një pozitë të lartë në qeverinë kantonale shihet si një shembull i integrimit dhe suksesit të shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës.
Ky zhvillim është me rëndësi edhe për diasporën shqiptare, e cila prej dekadash ka dhënë kontribut të madh në shoqërinë zvicerane, jo vetëm në ekonomi, por edhe në politikë, arsim dhe institucione.
Burimi: Albinfo.ch
