Franca ka vazhduar me formë bindëse në Kampionatin Botëror 2026, duke e mposhtur Norvegjinë me rezultat 4-1 në një ndeshje ku sulmi francez ishte në nivel shumë të lartë.
Ousmane Dembele e hapi serinë e golave herët në takim dhe më pas kompletoi het-trikun, duke qenë figura kryesore e kësaj fitoreje të rëndësishme për francezët.
Përveç rezultatit, Franca arriti edhe një statistikë të veçantë: për herë të parë që nga Botërori i vitit 1998, kjo kombëtare shënoi në të tri ndeshjet e fazës së grupeve.
Me këtë fitore, Franca e mbylli Grupin I në vendin e parë me pikë të plota, duke e forcuar edhe më shumë imazhin si një nga pretendueset serioze për trofeun e madh.
Paraqitja ndaj Norvegjisë tregon se Franca jo vetëm ka cilësi individuale, por edhe ritëm e stabilitet në momente vendimtare të turneut.
A mendoni se Franca është favoritja kryesore për Botërorin 2026? Na shkruani në Facebook.
Burimi: Telegrafi
