Zvicra drejt përballjes me Iranin në Botëror, ndeshja pritet më 3 korrik

Zvicra është shumë pranë një përballjeje interesante në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026.

Sipas raportimit të Albinfo, duke iu referuar llogaritjeve të The Athletic, ekziston një mundësi shumë e lartë që kundërshtari i ardhshëm i Zvicrës të jetë Irani.

Ndeshja pritet të zhvillohet në natën e 3 korrikut në Vankuver, në kuadër të 1/16 së finales së Botërorit.

Irani e mbylli fazën e grupeve me barazim 1:1 ndaj Egjiptit, rezultat që pritet t’i mjaftojë për kalimin tutje. Megjithatë, skenari nuk është ende plotësisht i mbyllur, pasi ekziston edhe një mundësi më e vogël që Zvicra të përballet me Algjerinë.

Për shqiptarët në Zvicër, kjo përballje pritet të jetë një nga ndeshjet më të ndjekura të kësaj faze të Botërorit.

Kë do të donit ta shihnit përballë Zvicrës: Iranin apo Algjerinë?

Burimi: Albinfo

Shpërndaje:FacebookWhatsApp